'Rusia ka nisur një nga “sulmet më të mëdha ajrore” në Ukrainë gjatë natës', tha ministri i jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, i cili theksoi se në shënjestër kanë qenë qytetet paqësore, civilët dhe infrastruktura.
Për shkak të bombardimeve masive të natës ruse që synonin infrastrukturën energjetike të Ukrainës, ndërprerjet e planifikuara të energjisë elektrike goditën kryeqytetin Kiev dhe rajonin e tij dhe rajonet Donetsk, Donbass dhe Dnipropetrovsk. Lajmin e bën të ditur Ukrinform.
"Kjo është një masë parandaluese," shkroi kreu i administratës rajonale të Kievit, Serhii Popko.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, e cituar nga media përfshirë Ukrinform , thotë se 1,640 ushtarakë rusë u vranë në front në 24 orët e fundit, duke e çuar humbjet totale ruse që nga pushtimi i 24 shkurtit 2022 në rreth 720,880./La Repubblica