Rusia lëshon satelitin në orbitë për monitorimin e sipërfaqes së planetit

Rusia lëshon satelitin në orbitë për monitorimin e sipërfaqes së planetit

Rusia lëshoi sot në orbitë një satelit europian për të vëzhguar tokën, pë sigurimin e një sërë të dhënash mbi nivelin e oqeaneve, ngjyrën, dendësinë e akullnajave, apo temperaturën e sipërfaqes së planetit.

Një raketë ruse Rokot, që mban satelitin Sentinel-3B, u lëshua rreth orës 20:57 nga kosmodromi ushtarak i Plessetsk, në veri të Rusisë, sipas pamjeve të agjencisë hapësinore ruse Roskosmos.

Me një peshë rreth 1250 kilogram dhe formë që mund të krahasohet me atë të një makine të vogël, sateliti do t’i bashkohet vëllait të tij binjak Sentinel-3A, i cili u lëshua në shkurt të vitit 2016 dhe që po përshkon tokën në një lartësi prej 815 kilometrash.

Që të dy janë pjesë të Kopernikus, konstelacionit ambicioz të satelitëve vëzhgues të Tokës, ”Sentinel” të lëshuar nga Bashkimi Europian dhe Agjencia Hapësinore Europiane (ESA).

Ky do të jetë sateliti i shtatë Sentinel i lëshuar në hapësirë që prej prillit të vitit 2014. Të pajisur me radarë tepër të sofistikuar, dy satelitët Sentinel-1 ofrojnë aktualisht pamje të tokës si ditën ashtu dhe natën, pavarësisht kushteve meteorologjike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton