Rusia luftë mediave sociale, Shërbimi Sekret kërkon akses në aplikacione

Ministri i Komunikimeve i Rusisë, Nikolai Nikiforov, tha se gjykata mund të bllokojë aplikacionin e mesazheve Viber, nëse ky i fundit ndjek shembullin e shërbimit të mesazheve Telegram dhe refuzon të ndajë të dhënat me Shërbimin Federal të Sigurisë ruse.

“Nëse Shërbimi Federal i Sigurisë ka probleme me sigurimin e mjeteve koduese, ai mund t’i drejtohet gjykatës dhe të marrë urdhër të ngjashëm nga gjykata”, u tha Nikiforov gazetarëve, pasi u pyet nëse Viber mund të ketë fatin e njëjtë si Telegrami.

Muajin e kaluar, rregullatori shtetëror i mediave në Rusi, Roskomnadzor, ka nisur ndalimin e Telegramit. Ky i fundit ka refuzuar të ndajë të dhënat me Shërbimin Federal të Sigurisë ruse, duke u thirrur në shqetësimet për privatësinë, dhe ka premtuar se do ta mbajë aplikacionin në funksion përkundër ndalesës

Masa për të bllokuar Telegramin ka thelluar shqetësimet se Qeveria ruse po synon t’iu mbyllë gojën kritikëve , në vitin kur presidenti Vladimir Putin ka nisur mandatin e ri gjashtëvjeçar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?