Rusia miraton projektligjin që ndalon operacionin e ndryshimit të gjinisë për transgjinorët

Rusia miraton projektligjin që ndalon operacionin e ndryshimit të gjinisë për transgjinorët

Politikanët rusë kanë miratuar një projektligj që ndalon çdo "ndërhyrje mjekësore që synon ndryshimin e gjinisë të një personi edhe në dokumentat zyrtare dhe të dhënat publike”, në sulmin më të fundit ndaj të drejtave LGBT në vend.

Versioni i ashpërsuar i projektligjit u miratua njëzëri të premten në leximin e tretë dhe të fundit në dhomën e ulët të parlamentit të Rusisë, Duma e Shtetit. Përjashtimi i vetëm do të jetë ndërhyrja mjekësore për trajtimin e anomalive kongjenitale.

Projektligji duhet të miratohet nga Këshilli i Federatës, dhoma e sipërme e kontrolluar nga Kremlini i Rusisë, e cila përgjithësisht vulos legjislacionin që Duma ka miratuar, përpara se të nënshkruhet në ligj nga Presidenti rus Vladimir Putin.

Ajo ka tronditur komunitetin transgjinor të vendit dhe ka marrë kritika jo vetëm nga mbrojtësit e të drejtave LGBTQ, por edhe nga personeli mjekësor.

“Proçedurat e ndryshimit të gjinisë nuk duhet të ndalohen tërësisht, sepse ka njerëz për të cilët është mënyra e vetme për të ekzistuar normalisht dhe për të gjetur paqen me veten e tyre”, tha Vinogradova.

Kryetari i Dumës së Shtetit, Vyacheslav Volodin, deklaroi në mediat sociale: "Ky vendim do të mbrojë qytetarët tanë dhe fëmijët tanë".

Ai vuri në dukje atë që ai e përshkroi si një tendencë në rritje të ndryshimit të gjinisë në Shtetet e Bashkuara dhe pretendoi se kjo po çonte në "degjenerimin" e vendit.

"Kjo është e papranueshme për ne," shtoi ai, duke shpjeguar pse ndalimi i propozuar kishte fituar mbështetjen e dhomës së ulët.

Goditja ndaj personave LGBTQ filloi një dekadë më parë kur Putini për herë të parë shpalli fokusin në "vlerat tradicionale të familjes", një lëvizje e mbështetur dhe e nxitur, në një masë të caktuar nga Kisha Ortodokse Ruse.

Në vitin 2013, Kremlini miratoi legjislacionin e parë që kufizon të drejtat LGBTQ, i njohur si ligji i "propagandës së homoseksualëve" që ndalonte çdo miratim publik të "marrëdhënieve seksuale jotradicionale" midis të miturve. Në vitin 2020, Putin shtyu një reformë kushtetuese që shpalli të paligjshme martesat e të njëjtës gjini.

Yan Dvorkin, një psikolog 32-vjeçar që drejton një OJQ ruse që ndihmon transgjinorët e quajtur “Centre T”, i tha agjencisë së lajmeve AFP përpara votimit të së premtes se ishte i shqetësuar për një rritje të mundshme të vetëvrasjeve si rezultat i projektligjit.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Gaza/ Izraeli: Do të dërgojmë një delegacion në Kajro vetëm nëse ka përgjigje pozitive nga Hamas

Lufta në Gaza/ Izraeli: Do të dërgojmë një delegacion në Kajro vetëm nëse ka përgjigje pozitive nga Hamas