Situata në Ukrainë duket se nuk ka asgjë të mirë!  Thuhet se Rusia ka hyrë në fazën e saj të fundit të luftës në Ukrainë, po ashtu edhe vetë kjo e fundit po përgatitet për këtë! Ajo që dihet është se pretendimet e saj Rusia i ka thënë hapur e publikisht duke nënvizuar se nuk do të heq dorë nga politikat e saj të zgjerimit dhe të influencës. Në fakt lufta në Ukrainë nga Rusia nisi si një mision çarmatimi me justifikimin  për të luftuar versionin nazistë që sipas saj ka persekutuar minorancën ruse në Donbas! Megjithatë, nuk ka më asnjë dyshim, se kjo luftë është për pushtim territoresh dhe Rusia ka një qëllim të qartë, të zgjeroj territorin e saj e kjo ndoshta edhe si një përgjigje ndaj zgjerimit të NATO

Nëse NATO, është një organizatë që në themel ka sigurinë e përbashkët të vendeve demokratike dhe po ashtu anëtarësimi tek ajo vjen në mënyrë vullnetare dhe duke respektuar sovranitetin e çdo vendi që kërkon të bëhet pjesë! Po pse NATO i josh kaq shumë vendet për tu bërë pjesë të saj? Sepse, në themel ka formën demokratike të vendeve dhe anëtarësimi i çdo vendi garanton siguri e pse jo edhe stabilitet politik dhe zhvillim ekonomik! Ndërsa, Rusia nuk i ofron këto benefice, por ka vetëm një metodë, nënshtrim e po ashtu instalim të regjimeve kukulla që në fakt ju shërbejnë vetëm interesave politike  Kremlinit e shumë herë edhe duke tradhtuar edhe interesat e tyre kombëtare. Nuk duhet të harrojmë përpjekjet e Kremlinit për ta bërë një gjë të tillë në Ukrainë e duke qenë se dështoj në misionin e saj me mjete politike apo financiare, atëherë përdori atë që di të bëj më mirë në histori, dhunën e luftës. kjo tashmë është një trashëgimi e garantuar që nga koha e Bashkimit Sovjetik!

Analistë perëndimor, udhëheqës politik në Ukrainë, por edhe disa lider të tjerë të Perëndimit, po thonë se oreksi i vërtet i Rusisë nuk është në fakt Donbas ashtu siç po e thonë publikisht, por edhe vende të tjera duke aluduar se viktima e radhës mund të jetë Moldavia duke pasur parasysh edhe rajonin e Transnistria që njihet si pro rus dhe në fakt vetë Moldavia nuk ka asnjë ndikim apo kontroll!  

Një linjë tjetër mendimi është se Rusia nuk ka fuqi e forcë për të përballuar Ukraninën dhe jo më të sulmojë edhe vende të tjera si Moldavia! Në fakt kjo qëndron deri diku por jo krejtësisht! Rusia është përqendruar në Donbas duke dashur ta bëj fakt të kryer si territor të saj, por në fakt ajo po pretendon të bllokoj çdo dalje të Ukrainës në det e kjo lidhet edhe me sulmet e vazhdueshme në Odesa, por jo vetëm, sepse Rusia po krijonnj korridor të terë tokësor që lidh Krimenë me Donbas dhe me Odesën! Pra, këto manovra ushtarake po dëshmojnë se Rusia po i afrohet shumë Moldavisë duke mos e përjashtuar se objektivi i radhës mund të jetë ky vend! 

Perëndimi për të përjashtuar një Luftë III Botërore me Rusinë e po ashtu edhe duke përjashtuar një luftë të tmerrshme nukleare, deri tani ka përjashtuar çdo përfshirje në luftë, por ka zgjedhë të furnizojë dhe të mbështes Ukrainën në shumë dimensione, ushtarake në llogjistike, por jo vetëm! Megjithatë, para se Rusia të arri në Moldavi duhet të ketë kryer punë me Ukraninën, që e shikoj si mision thuajse të pamundur! 

Rusia, ka gjasa para se të shkoj në Moldavi të arrij në Ballkan e kjo për shkak të dashurisë së madhe për pushtet që kanë disa lider në këtë rajon, që duan ta imitojnë Putinin si model për të qëndruar pafundësisht në pushtet si dhe për faktin, se në Ballkan kemi një shtet sovran si Serbia që është hapur pro Rusisë dhe politikave që ajo ka në Rajon! Influenca ruse në Ballkan, halli i disa liderëve në Ballkan që kanë me SHBA si dhe më faktin e nevojës për të qëndruar ose për ta marr pushtetin po bëjnë që në një mënyrë ose në një tjetër Rusia të jetë gjithë e më shumë e pranishme në Ballkan! Nëse mendoni se atmosfera anti-amerikane në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të Ballkanit është e rastësishme e keni krejt gabim! Për fat të keq nisja e re e Luftë së Ftohtë po jep efektet e para më shumë në Ballkan se në asnjë vend tjetër, sepse ky rajon ka një koktel të tmerrshëm mes korrupsionit, autoritarizmit e në fund sikur të mos mungonte edhe fryma nacionaliste, që të gjitha bashkë e bëjnë këtë Rajon shumë të favorshëm për politikat dhe gjeopolitikën ruse. Prandaj, BE duhet të jap sinjale të menjëhershëm duke përshpejtuar procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor e po ashtu duhet të rris praninë e saj me investime e me fonde që ndihmojnë zhvillimet ekonomike dhe po ashtu ofrojnë qëndrueshmëri politike!