Rusia ndalon dokumentarin 'provokues' mbi urinë sovjetike

Rusia ndalon dokumentarin 'provokues' mbi urinë sovjetike

1668526090_Dokumentar.PNG

Rusia ka ndaluar transmetimin e një dokumentari mbi urinë sovjetike, që i shtyu civilët në kanibalizëm dhe vrau rreth 5 milionë njerëz, në kinematë në të gjithë vendin për shkak të përmbajtjes së tij "provokuese dhe tronditëse".

Dokumentari, i titulluar ‘Famine’, u realizua nga Alexander Alrkhangelsky, Maxim Kurnikov dhe Tatiana Sorokina dhe u përcjell shikuesve historinë e urisë sovjetike të vitet 1920, raporton news.sky.

Uria bëri që Vollga e Rusisë dhe rajonet jugore të Uralit të prekeshin rëndë dhe shkaktoi një derdhje të ndihmës ndërkombëtare për BRSS.

Ministria ruse e kulturës tha se kishte tërhequr licencën e shfaqjes së dokumentarit për shkak të "një reagimi të mprehtë negativ në shoqëri".

“Ky vendim është për shkak të ankesave të shumta për këtë film të marra nga ministria ruse e kulturës nga qytetarët”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Qytetarët theksojnë përmbajtjen e informacioneve audiovizive provokuese dhe tronditëse. E gjithë kjo, sipas shikuesve, mund të shkaktojë një reagim të ashpër negativ në shoqëri, në lidhje me të cilin është marrë vendim për heqjen e certifikatës së qirasë.


Lajmi kryesor:

Raketat godasin në territor të NATO-s, 2 të vdekur në Poloni! SHBA: Mbrojmë çdo centimetër të Aleancës! Rusia: Lajmet, provokim! Rama: Shqipëria e shqetësuar


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet