Një ditë pas sulmit të përgjakshëm në rajonin verilindor Sumy të Ukrainës, ushtria ruse vijoi me sulmet në territorin Ukrainas.

Këtë të hënë raketa dhe predha goditën infrastrukturën civile në Kharkiv duke vrarë 4 persona. Informcionet u njoftuan në platformën telegram nga kreu i administratës ushtarake të rajonit të Kharkiv, Oleh Synehoubov.

Ai tha se një 68-vjeçar dhe një grua 61-vjeçare u vranë në Kupiansk, një qytet shumë afër vijës së frontit, ndërsa 2 persona të tjerë u vranë në fshatin Chevtchenkove, që ndodhet rreth tridhjetë kilometra larg frontit.

Presidenti ukrainas foli për situatën e ditëve të fundit ku Rusia u është rikthyer sulmeve ndaj civilëve duke bërë apel që Rusia të ndalet.

Zelensky foli për TV amerikan CBS të cilit I tha se Vladimir Putin synon të përparojë më tej dhe se qëllimi përfundimtar i Putinit është të ringjallë Perandorinë Ruse dhe të rimarrë territoret aktualisht nën mbrojtjen e NATO-s. Unë besoj se situata mund të përshkallëzohet në një luftë botërore, thotë Zelensky.