
Rusia do të insistojë që NATO të deklarojë publikisht se nuk do ta pranojë Ukrainën si anëtare. Qëndrimi është përsëritur sërish sot nga Konstantin Gavrilov, kreu i delegacionit rus në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
“Rusia do të insistojë që NATO të shpallë publikisht refuzimin për të pranuar Ukrainën në radhët e saj”, tha Gavrilov të mërkurën në seancën plenare të Forumit të OSBE-së për Bashkëpunimin e Sigurisë në Vjenë.
“Kiev, nga ana tjetër, duhet të shpallë statusin e tij neutral, të paangazhuar, siç parashikohet në Deklaratën mbi Sovranitetin Shtetëror të Ukrainës të 16 korrikut 1990”, shtoi Gavrilov.
Ndalimi i anëtarësimit të Ukrainës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut është një nga tre kërkesat kryesore të Rusisë ndaj SHBA-së dhe aleancës së NATO-s, së bashku me ndalimin e zgjerimit të mëtejshëm në lindje të aleancës dhe kthimin e infrastrukturës ushtarake të NATO-s në pozicionet e vitit 1997. Ukraina është e angazhuar përmes një amendamenti kushtetues për anëtarësimin në NATO.
Lajmi kryesor:
Kriza/ Lideri i Ukrainës: S'shohim tërheqje të trupave ruse nga kufiri! NATO: S'ka qetësim të situatës në terren! Rusia: Pozitive që Biden dëshiron të vazhdojë bisedimet










