Të dërguarit e Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, së shpejti do të udhëtojnë për në Moskë për t'u takuar me presidentin rus Vladimir Putin, si pjesë e negociatave të paqes në Ukrainë, raporton Bloomberg.

Ndërkohë forcat ruse kryen një sulm me dron gjatë natës mbi infrastrukturën në Kryvyi Rih, Ukrainë. Sipas mediave afërsisht 45,000 banorë mbetën pa energji elektrike.

"Dronët rusë Shahed lanë 700 ndërtesa në të gjithë qytetin pa ngrohje", tha Oleksandr Vilkul, kreu i Këshillit të Mbrojtjes së Kryvyi Rih, duke shtuar se pompat e ujit të qytetit zëvendësuan gjeneratorët e emergjencës dhe qyteti do të përjetojë presion uji më të ulët se zakonisht. Shkalla e dëmit të shkaktuar nuk është ende e qartë.

Presidenti ukrainas,Volodymyr Zelensky, parashikon sulme të reja masive nga Rusia. Në një video-mesazh ai iu referua informacioneve të shërbimeve sekrete dhe i kërkoi popullsisë ukrainase që t'i marrë seriozisht paralajmërimet.

“Ukraina ishte sërish objekt i bombardimeve nga Rusia prej të cilave ka pasur të vrarë dhe shumë të plagosur në disa rajone”, tha ai teksa gjatë këtyre sulmeve  po përdoren edhe dronë ushtarakë dhe raketa me rreze të mesme veprimi, të afta për të transportuar armë bërthamore.

Zelensky pranoi se probleme ka edhe në front.

"Tani kudo është e vështirë, por vështirësitë më të mëdha janë në front", tha ai.