Rusia po përgatitet për të tërhequr trupat nga Siria, shkruan CNN.
Sipas imazheve satelitore të mbledhura nga Maxar të premten në mëngjes (13 dhjetor 2024), Rusia duket se po ngarkon dhe përgatit avionë që nisen nga bazat e saj ushtarake në Siri.
Dy aeroplanë të rëndë të transportit ushtarak An-124 ishin të pranishëm në bazën ajrore ruse Khmeimim në Latakia në bregun e Mesdheut të Sirisë veriperëndimore, të dy me kabinat e ngritura, gjë që tregon se janë gati për të marrë ngarkesa.
Sipas CNN po çmontohej edhe një helikopter sulmues, me siguri që tregonte se po përgatitej për transport.