Rusia pranon: Kemi kontaktuar
me ekipin e Trump gjatë fushatës

Rusia pranon: Kemi kontaktuar<br />me ekipin e Trump gjatë fushatës
Gjatë fushatës presidenciale ka patur kontakte mes Rusisë dhe pjesëtarëve të fushatës së Trump. Lajmi është konfirmuar nga ministri i jashtëm rus Riabkov i cili shtoi se kontaktet do të intesifikohen pas zgjedhjeve, por duhet kujdes.

Edhe kryeministri Medvedev u shpreh se presidenti i ri duhet të përpiqet të mbyllë faqet e trishta të viteve të fundit, dhe nëse e bën këtë edhe Moska do të veprojë njësoj.
 
Moska  shpreson të përmirësojë marrëdhëniet me SHBA pas zgjedhjes së Trump President” shtoi ministri i jashtëm rus Lavrov. “ Ne,- shtoi kreu i diplomacisë,- respektojmë zgjedhjen e popullit amerikan. Urojmë që marrëdhëniet me dy shteteve të normalizohen pasi nuk kanë qënë shumë të mira deri më sot. Një marrëdhënie e mirë do të jetë në interes të popullit dhe komunitetit ndërkombëtar.”

Qeveria ruse  është e gatshme për një dialog konstruktiv por nuk duket shumë euforike.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë

Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë