Rusia shfaq pretendime të reja territoriale. Kësaj radhe bëhet fjalë për zonën e Arktikut, e cila besohet se ka rreth një të katërtën e naftës dhe gazit natyror të pazbuluar ende. Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov i ka paraqitur një dokument Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke thënë se vendit të tij i takojnë 1.2 milion metra katrorë nga Arktiku.
Por Moska nuk është e vetme, pasi SHBA, Kanadaja, Danimarka dhe Norvegjia vazhdojnë të kërkojnë prej një kohë të gjatë juridiksionin mbi disa pjesë të Arktikut. Në fakt Rusia është e para e cila ka paraqitur një kërkesë për territor atje që në vitin 2002, por OKB-ja e ka kthyer mbrapsht për shkak të mungesës së provave. Ndërsa këtë herë, Ministria e Jashtme pretendon se dokumentet përmbajnë argumente të reja dhe pret që Komisioni i Kombeve të Bashkuara për Kufijtë kontinental, të shqyrtojë kërkesën e tyre në vjeshtën e këtij viti.
Në mesin e marrëdhënieve të ngrira me Perëndimin për Ukrainën, Kremlini kohët e fundit po bën disa lëvizje për t’i dhënë më tepër peshë forcave ushtarake ruse në Arktik.
Këto manovra konsistojnë në restaurimin e një baze të epokës sovjetike në ishujt siberian, si edhe disa bazave të tjera në rajon. Zyrtarët rusë, janë shprehur se këto objekte janë të nevojshme për të mbrojtur rrugët e transportit që lidhin Europën me rajonin e Paqësorit dhe Oqeanin e Ngrirë të Veriut.
Ndërkohë ushtria ruse ka angazhuar prej kohësh në Arktik ,38.000 ushtarë, më shumë se 50 anije dhe nëndetëse, si dhe 110 avionë ushtarakë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO