Rusia ka thënë sot se nuk është e domosdoshme që presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, të mbetet në pushtet, duke shtuar se i takon popullit sirian që të vendosë për fatin e tij.
Në pyetjen se a është çështje e parimit për Rusinë që të shpëtojë liderin sirian, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, është përgjigjur: “Absoultisht jo nuk e kemi thënë kurrë një gjë të tillë”.
“Nuk themi se Assadi duhet të qëndrojë ose të shkojë”, ka shtuar ajo. Rusia është duke mbështetur Qeverinë e Sirisë me sulme ajrore kundër rebelëve.
Zakharova ka thënë për Radion Ekho Moskvy se largimi ose qëndrimi i Assadit nuk është i rëndësishëm për Rusinë, porse i takon popullit sirian të vendosë për të.
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)










