Ministria e Mbrojtjes e Rusisë (MMR) ka thënë të mërkurën se i ka rrëzuar tre dronë ukrainas në jugperëndim të Moskës, kryeqytetin rus që po përballet me një varg sulmesh ajrore së fundmi.
Ukraina sulmoi në orën 05:00, duke përdorur “tri mjete ajrore pa pilot ndaj objekteve në rajonin Kaluga”, tha Ministria ruse në Telegram.
“Të gjithë dronët u pikasën dhe u shkatërruan me kohë nga sistemet mbrojtëse ajrore të Rusisë”, tha MMR.
Guvernatori i Kalugas, Vladislav Shpasha, tha se dronët u rrëzuan në jug të rajonit, qindra kilometra larg jugperëndimit të Moskës.
“Nuk ka pasoja në njerëz dhe infrastrukturë”, tha Shapsha.
Ky sulm ajror është të paktën i pesti këtë muaj mbi rajonin Kaluga, të cilat Rusia thotë t’i ketë parandaluar.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Shkarkohet gjenerali rus Surovikin, dyshohet se ishte aleat me Wagner! Ukraina merr përgjegjësinë për sulmin në urën e Krimesë









