/ATSH-ANSA/ - Rusia ka propozuar prej kohësh një bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Sirinë, përtej bashkëpunimit mbi sulmet ajrore, por Uashingtoni nuk është ende i përgatitur për këtë, deklaroi zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Anatoli Antonov.
"Deklaratën e sipërcituar, zyrtari i lartë rus e bëri gjatë zhvillimit të një forumi mbi sigurinë në Kinë", njoftoi agjencia ruse e lajmeve, TASS, që citon Antonovin.
"Rusia është e interesuar për bashkëpunimin me të gjitha vendet pa përjashtim. Ne kemi vendosur komunikimet e drejtpërdrejta me Turqinë, kemi bërë konsultime me Izraelin si edhe kemi zgjeruar kontaktet me vendet e Gjirit", theksoi ai.
"Ne po diskutojmë me SHBA-në për sigurinë e fluturimeve në Siri, por kjo nuk mjafton", theksoi ai.
Antonov shtoi se bombardimet ruse janë vetëm kundër infrastrukturës së ISIS-it.
/Shqiptarja.com