Rusia shpall Sorosin dhe 200 zyrtarë amerikanë non grata, ‘plotësohet’ dëshira e Berishës

Rusia shpall Sorosin dhe 200 zyrtarë amerikanë non grata, ‘plotësohet’ dëshira e Berishës

Vladimir Putin

Ministria e Jashtme e Rusisë i ka ndaluar hyrjen 200 shtetasve amerikanë të hyjnë në kufijtë e saj duke i shpallur non grata si përgjigje ndaj sanksioneve.

Në listën e personave non grata  është i përfshirë edhe Aleksandër Soros për të cilin disa ditë më parë, ishte ish-kryeministri Berisha i cili ka deklaruar se një nga aktet e para që do të bëjë kur Partia Demokratike në vijë në pushtet do të jetë shpallja non grata e Soros.

Kujtojmë se kjo vjen pas akuzave të qeverisë ndaj opozitës duke e quajtuar atë si “opozita e rublave”.

Kjo listë bën që të tingëllojë e çuditshme edhe akuza e Albin Kurtit për Ballkanin e Hapur, për të cilin akuzohet se është projekt rus i sponsorizuar edhe nga familja Soros. Sepse i bie që Rusia të ketë dënuar me non grata një zbatues të projektit të saj.

Gjithashtu, në ‘listën e ndalimit’ përfshihet një motër dhe dy vëllezër të presidentit amerikan Joe Biden, si hakmarrje për sanksionet personale nga Uashingtoni. Valerie Biden Owens, James Brian Biden dhe Francis William Biden janë të gjithë të listuar si të ndaluar nga Rusia, së bashku me sekretaren e shtypit të Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.

Sakaq, i shpallur non-grata është edhe Paul Pelosi, bashkëshorti i kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve N. Pelosi./TemA

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 12/11/2022 21:28

    Ua qift Populli shqiptar krej qfar keni sepse në nuk kemi asgjë të përbashkët me fashistin Putin o Edvin shkjau shqipfolës o tradhtar i pështirë !

    Përgjigju
  • qirko: 12/11/2022 18:19

    keq apo mire rusia vendimet i merr vete dhe nuk i imponohet askush ,per te marre nje shembull: kur amerika ju vuri viza rusia i tha ok edhe per qytetatet e tu do kete viza (reciprocitet) ...jo si qeverite shqiptare qe jane gojore komplet me lloj lloj nastradinesh ne krye nder vite ....

    Përgjigju
  • Spiro: 12/11/2022 16:54

    Po Sorosin ç'ne... apo te prishi punen ne shqiperi me Sali bajgen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja