Rusia shpëton 32 fëmijë të moshës 1-5 vjeç nga burgjet e ISIS (FOTO)

Rusia shpëton 32 fëmijë të moshës 1-5 vjeç nga burgjet e ISIS (FOTO)

Rusia ka shpëtuar 32 fëmijë nga një kamp ku mbaheshin familjarë të luftëtarëve të ISIS në Irak. Fëmijët e moshës nga 1 deri në 3 vjeç mbërritën në Moskë në orët e vona të së hënës me një avion të Ministrisë së Jashtme ndërsa nënat e tyre janë në Irak në pritje të gjykimit.

Ata u dërguan menjëherë në spital për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore ndërsa deri më tani autoritet nuk kanë sqaruar se kush do të kujdeset për këta fëmijë në Rusi. Ndërkaq, prej dhjetorit të vitit të kaluar, Rusia ka tërhequr nga Iraku 122 të mitur, të moshës 1 deri në 15 vjeç.

Luftëtarët nga Rusia përbënin një prej grupeve më të mëdha brenda ISIS. Pjesa dërrmuese e tyre vinin nga rajonet në Kaukaz ku popullsia është me shumicë myslimane, si Çeçenia apo Dagestani.

Alexander Bortnikov, kreu i Agjencisë Ruse të Inteligjencës, FSB, paralajmëroi në muajin nëntor se në Irak dhe Siri mund të jenë 2000 gra dhe fëmijë të luftëtarëve të ISIS që mund të kthehen në Rusi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja