MOSKE- Rusia vendosi të shtyjë shitjen e helikopterëve luftues Sirisë deri në normalizimin e situatës në vend, njoftoi sot agjencia ruse e lajmeve, Interfax, që citonte një burim ushtarako-diplomatik.
"Vendimi për shtyrjen e shitjes së helikopterëve luftues Sirisë lidhet me rëndimin e situatës ushtarake dhe politike në vend'', sipas burimit të sipërcituar.
''Helikopterët dhe sistemi mbrojtës antiajror do t'i shiten Sirisë pas normalizimit të situatës''.
Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara bëri të ditur se deri në 30 mijë sirianë kanë kaluar për në Liban brenda 48 orëve të fundit, ndërsa deri në një milionë sirianë janë detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre.
Ndërkohë, vazhdojnë mospajtimet e fuqive botërore rreth një rezolute me të cilën do t’i vazhdohej mandati misionit vëzhgues të OKB-së në Siri dhe do t’u jepej fund përleshjeve të përgjakshme.
sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com