Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka reaguar ndaj sulmit që Rusia kreu gjatë natës në Ukrainë, ku përdori raketë hipersonike Oreshnik.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Kallas u shpreh se presidenti rus, Vladimir Putin nuk dëshuron paqe.
Sipas Kallas, sulmi i fundit me raketë Oreshnik, është një përshkallëzim kundër Ukrainës, por edhe paralajmërim për Evropën dhe SHBA.
“Putin nuk dëshiron paqe, përgjigjja e Rusisë ndaj diplomacisë është më shumë raketa dhe shkatërrim. Ky model vdekjeprurës i sulmeve të mëdha ruse do të përsëritet derisa ne ta ndihmojmë Ukrainën ta thyejë atë. Përdorimi i raportuar i një rakete Oreshnik nga Rusia është një përshkallëzim i qartë kundër Ukrainës dhe është menduar si një paralajmërim për Evropën dhe SHBA-në. Vendet e BE-së duhet të gërmojnë më thellë në rezervat e tyre të mbrojtjes ajrore dhe të veprojnë tani. Ne gjithashtu duhet ta rrisim më tej koston e kësaj lufte për Moskën, duke përfshirë edhe sanksione më të ashpra.”, theksoi ajo.
Rusia sulmoi Ukrainën me një raketë hipersonike Oreshnik gjatë natës së të enjtes.
Katër persona u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën në sulm, sipas kryebashkiakut të qytetit Vitali Klitschko, i cili tha se “infrastruktura kritike” ishte dëmtuar gjithashtu.
Lajmi kryesor:
Rusia sulmon Ukrainën me super raketën hipersonike 'Oreshnik', 4 të vrarë dhe 29 të plagosur! Zelensky: Bota duhet të reagojë fort






