Rusia sulmon bazën ushtarake që Ukraina e përdor për stërvitje me NATO-n

Rusia sulmon bazën ushtarake që Ukraina e përdor për stërvitje me NATO-n

Ushtria ruse ka lëshuar 30 raketa në bazën ushtarake ukrainase afër kufirit me Poloninë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Objekti 360 kilometra katrorë është më pak se 25 kilometra larg kufirit polak dhe një prej qendrave më të mëdha në pjesën perëndimore të Ukrainë. Ukraina mban aty shumicën e stërvitjeve me vendet anëtare të NATO-s. Ministri i Mbrojtjes në Ukrainë, Oleksii Reznikov, ka thënë se instruktorë të huaj ushtarakë punojnë në këtë bazë ushtarake.

“Ky është një tjetër sulm terrorist ndaj paqes dhe sigurisë afër kufirit të Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, ka thënë Reznikov në Tëitter.

Një dëshmitar ka thënë për agjencinë e lajmeve, Reuters, se ka parë 19 ambulanca me sirena të lëshuara duke lëvizur nga drejtimi i bazës ushtarake. Ukraina nuk është ndalur me kaq. Kryetari i qytetit Ivano-Franvisk në perëndim të Ukrainës, ka thënë se aeroporti i qytetit është shënjestruar nga sulmet.

“Sipas informacionit preliminar, shpërthimet e këtij mëngjesi janë dëgjuar pas sulmeve në aeroport”, ka thënë kryetari i qytetit, Ruslan Martsinkiv në një postim në Facebook.


Lajmi kryesor:

Rusia godet bazën ushtarake në kufirin polak, 35 të vdekur! Shpresë për progres në negociatat Moskë-Kiev më 14-15 mars! Burimet amerikane: Rusia i kërkon Kinës ndihmë ushtarake


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Belerit për pezullim

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Belerit për pezullim