Të paktën 49 të vdekur dhe 219 të plagosur është bilanci i sulmit rus të ndodhur sot në Ukrainë. Dy raketa balistike ruse goditën një objekt arsimor dhe një spital aty pranë, në qytetin Poltava, rreth 110 kilometra nga kufiri me Rusinë dhe rreth 350 kilometra në juglindje të Kievit.
Forcat e Armatosura të Ukrainës konfirmuan se mes viktimave ka shumë ushtarë. Në një postim ata thonë se ka “dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur: kemi humbur ukrainasit tanë trima, vëllezërit dhe motrat tona, ushtarë”. Vetë Forcat e Armatosura njoftojnë se do të ketë një hetim për të përcaktuar nëse është bërë mjaftueshëm për të mbrojtur “jetën ushtarëve”
Edhe Presidenti i Ukrainës tha gjithashtu se kishte urdhëruar "një hetim të plotë dhe të shpejtë" mbi ngjarjen, por pa dhënë detaje të mëtejshme.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, raketat kishin goditur menjëherë pasi ranë sirenat që njoftojnë për sulme ajrore, ndërsa shumë njerëz po drejtoheshin drejt vendstrehimeve për t’u mbrojtur nga bombardimet.
Tre ministra ukrainas dhanë dorëheqjen sot, por ende nuk është e qartë pse. Kryetari i parlamentit ukrainas tha se ministri përgjegjës për mbikëqyrjen e prodhimit të armëve gjatë luftës Oleksandr Kamyshin, në detyrë që nga marsi i vitit 2023 gjithashtu këshilltari i Zelenskit. Dhe Ministri i Drejtësisë Denys Maliuska dhe Ministri i Mjedisit Ruslan Strilets paraqitën letrën e dorëheqjes.
SHBA e quajti një tjetër "shembull i tmerrshëm i brutalitetit të Putinit. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë kombëtare, John Kirby, në një konferencë shtypi njoftoi dhe ndihmën e re ushtarake amerikane për Kievin javën e ardhshme.
Ndërkohë në media janë publikuar pamje nga godinat e shkatërruara
Lajmi kryesor:
Masakër në Ukrainë/ Rusia sulmon me raketa balistike qytetin Poltava 49 të vdekur, 219 të plagosur! Zelensky: U goditën shkolla dhe spitali, Moska do paguajë! Tre ministra japin dorëheqjen (VIDEO)
S.G/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Analiza/ Ja pse Trump mund ta godasë Putinin më fort se Biden
23 Janar, 17:51
-
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
23 Janar, 14:32
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putinin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?
23 Janar, 08:41
-
Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa ruse në Zaporizhia, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur, mes tyre një vajzë vetëm dy muajshe
23 Janar, 07:53
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47
-
Arrestohet për pasurim të paligjshëm kryepsikiatri i ushtrisë së Ukrainës, kishte grumbulluar 1 milion $
22 Janar, 17:15
-
Zv.kryeministrja në Kiev: Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë
22 Janar, 13:42