Rusia ka ndërmarrë një sulm me raketa dhe dronë ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev, duke vrarë të paktën gjashtë persona, përfshirë një fëmijë, dhe duke plagosur të paktën 43 të tjerë, thanë zyrtarët vendas të enjten.
Mes viktimave është edhe një djalë 6-vjeçar, sipas administratorit ushtarak të qytetit, Tymur Tkachenko, i cili njoftoi se sulmi i natës ka shkaktuar dëme në 27 pika të ndryshme në katër distrikte të kryeqytetit ukrainas.
Presidenti Volodymyr Zelensky publikoi një video të rrënojave që digjeshin, duke thënë se njerëz ende ndodhen të bllokuar nën rrënojat e një ndërtese banimi.
"Kiev. Sulm me raketa mbi një ndërtesë banimi. Njerëz nën rrënoja. Të gjitha shërbimet janë në terren. Terroristët rusë", thuhet në mesazh.
“Është një mëngjes i tmerrshëm në Kiev. Sulmet brutale ruse shkatërruan ndërtesa të tëra banimi dhe dëmtuan shkolla e spitale,” shkroi ministri i Jashtëm Andrii Sybiha në rrjetin X, bashkë me një fotografi të një pallati të rrënuar.
Rusia, e cila mohon se ka si objektiv civilët, ka shtuar muajt e fundit sulmet ajrore ndaj qyteteve ukrainase që ndodhen larg vijës së frontit të pushtimit të saj, tashmë në vitin e katërt.
Presidenti amerikan Donald Trump, duke shprehur zhgënjim ndaj homologut rus, i vuri ultimatum Vladimir Putinit që të arrijë paqe.
“Presidenti Trump ka qenë shumë bujar dhe shumë i duruar me Putinin, duke u përpjekur të gjejë një zgjidhje. Putini e bën këtë me qëllim” shkroi Sybiha.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
48.9%
-
Të gabuar
36.8%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 3168
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ukraina dhe Spanja nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në industrinë e raketave dhe mbrojtjen ajrore, Zelensky: Mirënjohës për mbështetjen tuaj
18 Mars, 18:45
-
Putin i fiksuar pas ‘masave të sigurisë’ pas vrasjes së Khameneit! Moska bllokon Telegram, WhatsApp dhe YouTube
17 Mars, 17:12
-
'Nuk mund të mbështes luftën në Iran', shefi i antiterrorizmit në SHBA jep dorëheqjen, Kent: Nisi nga presioni i Izraelit
17 Mars, 15:12
-
'Duhet të krijojmë ombrellën tonë ajrore' Eksperti ushtarak për konfliktin në Gjirin Persik: Lufta nuk është larg, Shqipëria të rrisë investimet në mbrojtje
16 Mars, 16:02
-
'Shuplaka' e Putinit ndaj Kievit, droni kamikaz godet në mes të ditës sheshin simbol të Ukrainës
16 Mars, 12:33
-
Vendet aleate po punojnë për rihapjen e Hormuzit, Starmer: Duhet të garantojmë sigurinë e trafikut detar
16 Mars, 12:01
-
Lufta në Lindjen e Mesme, kryeministri britanik: S’mund të kthehet në përfitim për Putinin, thelbësore mbështetja e Ukrainës
16 Mars, 11:56
-
Mbrojtja nga dronët kamikazë të Iranit, Ukraina kërkon para dhe teknologji në këmbim të ofrimit të ndihmës për vendet e Lindjes së Mesme
15 Mars, 17:20
-
'Ose në parlament, ose në frontin e luftës', Zelensky paralajmëron deputetët: Vendosni si do t’i shërbeni Ukrainës
15 Mars, 14:07
-
Moska fiton 150 milionë dollarë më shumë në ditë nga lufta në Iran
14 Mars, 22:07
-
Pagat e pensionet përballë çmimeve të luftës, ekspertët: Rrezikohet shtrenjtim i produkteve të shportës, s’duhen monitorime, por paketa masash
13 Mars, 16:20
-
Takimi i Parisit për luftën në Ukrainë, Macron: Putini gabon nëse beson që lufta në Iran do t'i japë frymëmarrje, Zelensky: Nuk ndihmohet paqja kështu
13 Mars, 15:50