Rusia sulmon një qytet në Harkiv të Ukrainës, plagosen 31 persona

Rusia sulmon një qytet në Harkiv të Ukrainës, plagosen 31 persona

Më shumë se 30 persona, përfshirë nëntë fëmijë, u plagosën më 4 korrik në një sulm rus në qytetin Pervomaiski në rajonin lindor të Harkivit, thanë zyrtarët ukrainas, teksa ushtria ukrainase raportoi vazhdimin e luftimeve të ashpra në rajonin e Donjeckut.

Guvernatori rajonal i Harkivit, Oleh Synehubov, tha në Telegram se sulmi ndodhi rreth orës 13:35 me orën lokale, ku si pasojë u dogjën disa makina dhe u shpërthyen dritaret e një ndërtese banimi. Një foshnjë 10-muajshe dhe një fëmijë 1-vjeçar janë në mesin e të plagosurve, tha Synehubov.

Raketa goditi një parking jashtë ndërtesës së banimit në qytetin Pervomaiski, i cili është relativisht larg nga pikat e luftimeve në rajonin e Donbasit. Andriy Yermak, shefi i shtabit të presidentit Volodymyr Zelensky, komentoi gjithashtu sulmin, duke thënë se Rusia sulmoi me "një predhë me eksploziv të lartë".

Të dy, Synehubov dhe Yermak, postuan foto në Telegram, të asaj që ata thanë se tregonin dëmet dhe shkatërrimet e shkaktuara nga sulmi. Në një pjesë tjetër të Ukrainës, gjenerali Oleksandr Tarnavskiy, komandant i forcave jugore të Ukrainës, deklaroi se trupat ukrainase eliminuan me sukses armikun nga disa pozicione strategjike.

“Forcat e mbrojtjes po përparojnë në drejtimin [jugor]”, tha Tarnavskiy në Telegram. Sipas tij, njësitë e trupave raketore dhe artilerisë kryen 1,283 sulme gjatë ditës./REL


Lajmi kryesor:

Lufta/ Moska: Sonte Kievi do të sulmojë uzinën e Zaporizhzhia! NATO: Ukraina nuk do të marrë aeroplanë luftarakë gjatë kundërofensivës


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit