Rusia njoftoi tërheqjen e një disa trupave nga kufiri me Ukrainën, por Presidenti i SHBA, Joe Biden beson se mundësia që të ndodhë një sulm është shumë e lartë dhe se kostoja njerëzore do të ishte shumë e madhe.
Komentet Biden i bëri në televizionin kombëtar në SHBA, teksa theksoi edhe njëherë se ata do t'i përgjigjen me vendosmëri një lëvizje të tillë.
Biden u shpreh po ashtu se largimi i forcave ruse do të ishte një lajm shumë i mirë, por ende nuk është verifikuar.
"Në të vërtetë analistët tregojnë se ata janë në një pozicion kërcënues".
Prej kohësh ekziston shqetësimi se, në vend të një pushtimi në shkallë të plotë, Rusia mund të përdorë mjete më pak të dukshme për të destabilizuar Ukrainën, për shembull përmes sulmeve kibernetike në infrastrukturën kritike. Presidenti Biden tha të martën se Shtetet e Bashkuara ishin të përgatitura për t'iu përgjigjur edhe çdo lëvizjeje të tillë.
Putin gjithmonë ka mohuar planifikimin e një pushtimi dhe tha se Rusia nuk dëshiron një luftë tjetër në Evropë. Megjithatë, tensionet janë rritur që nga nëntori.
Pas raporteve të mëparshme se inteligjenca amerikane besonte se Rusia mund të sulmonte Ukrainën më 16 shkurt, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e shpalli atë si një ditë uniteti, duke u bërë thirrje qytetarëve të valëvisin flamurin e vendit dhe të veshin me ngjyrat kombëtare të Ukrainës.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2973
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument
27 Nëntor, 20:40
-
'Ajo duket e dehur', amerikanët të habitur nga gjendja e Kamala Harris në videomesazh: Mesa duket stafi i saj e urren (VIDEO)
27 Nëntor, 20:23
-
Trump nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg si të dërguar për Ukrainën dhe Rusinë
27 Nëntor, 20:11
-
Ndahet nga jeta akitivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti, simboli i qëndresës ndaj torturave të komunizmit
27 Nëntor, 19:03
-
SHBA/ Kërcënime me bomba ndaj të përzgjedhurve të Trump për kabinetin e ri! Reagon FBI
27 Nëntor, 19:01
-
NBA/ Phoenix i jep leksion Lakers, Milwaukee 'shkelmon' krizën! Fitojnë Bulls e Rockets
27 Nëntor, 14:24
-
Javier Mascherano fiton garën me Sylvinhon, prezantohet zyrtarisht te Inter Miami
27 Nëntor, 13:53
-
Kina, Meksika dhe Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit për tarifat tregtare
27 Nëntor, 13:17
-
Lufta në Ukrainë/ Trump zgjedh Kellogg si të dërguar special për Rusinë dhe Ukrainën
27 Nëntor, 07:48
-
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të filluar zyrtarisht transferimin e pushtetit
27 Nëntor, 07:13
-
NATO konfirmon mbështetjen për Ukrainën pas sulmit rus me raketë balistike
26 Nëntor, 20:36