Rusia teston një raketë balistike me kapacitet bërthamor

Rusia teston një raketë balistike me kapacitet bërthamor

Testi i ri i nëndetëses ruse me energji bërthamore Imperator Alexander III lëshon raketën balistike Bulava,

Rusia tha se ka testuar me sukses një raketë balistike, me kapacitet për të bartur koka bërthamore. Testimi i raketës “Bulava”, i pari në vitin e fundit, vjen pasi Rusia  ka ashpërsuar retorikën e saj bërthamore, prej kur e ka revokuar ratifikimin e një traktati që ndalon testimet bërthamore.

“Nëndetësja e re, me raketa strategjike dhe kapacitet bërthamor, e ka lansuar me sukses raketën balistike interkontinentale Bulava”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.

Autoritetet ruse kanë thënë se e kanë nisur raketën nënujore prej një lokacioni të panjohur në Detin e Bardhë, drejt një shënjestre mijëra kilometra larg në Gadishullin Kamçatka, raporton Reuters.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka kërkuar që Rusia të ruajë parandalimin e saj bërthamor për për t'iu kundërvënë atyre që ai i quan kërcënimet në rritje të sigurisë, pasi lidhjet midis Moskës dhe Perëndimit kanë rënë në nivele të reja për shkak të luftës që Rusia lëshoi në Ukrainë në 2022.

Raketa ndërkontinentale, e lëshuar nga një pozicion nënujor në Detin e Bardhë në brigjet veriore të Rusisë, goditi një objektiv mijëra kilometra larg në gadishullin Kamçatka në Lindjen e Largët Ruse, tha ai.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg