Rusia u ndryshon kontratën e ushtarëve: Përgjegjësi penale për ata që nuk shkojnë në luftë

Rusia u ndryshon kontratën e ushtarëve: Përgjegjësi penale për ata që nuk shkojnë në luftë

'Mosbindja ndaj urdhrave” kthehet në vepër “penale”. Ky është një ndryshim i rëndësishëm që është futur në kontratat e nënshkruara nga ushtarët rusë të regjistruar në fushatën e re të rekrutimit. Sipas raportimeve të OJQ-së CrimeaSOS, elementë të përgjegjësisë penale janë shtuar për ata që refuzojnë të marrin pjesë në të ashtuquajturin "operacion special" kundër Ukrainës. Më parë, ata që refuzonin t'i bindeshin një urdhri, përballeshin me maksimum 6 muaj burg ose dy vjet në një kamp "disiplinor". Nga sot, të njëjtat dënime - të parashikuara nga neni 332 i kodit penal rus - do të vendosen për ata që kërkojnë të mos marrin pjesë në operacionet ushtarake në Ukrainë.


Lajmi kryesor:

Lufta, Putin takohet me Lukashenkon: Bisedimet e paqes me Ukrainën, në rrugë pa krye! S'ndalojmë operacionet deri sa të kemi sukses! Zelensky: Pa ndalimin e gazit, nuk ndalen krimet


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç