Draft-rezolutën e ka propozuar Franca, po ashtu anëtare e përhershme e KS, ndërsa qëllimi ishte për të shfuqizuar të drejtën e vetos kur bëhet fjalë për parandalimin e krimeve masive dhe vuajtjeve në botë.

Rusia ka shfrytëzuar mundësinë e vetos ndaj draft-rezolutës për kufizimin e të drejtës së vetos të pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit (KS) të Kombëve të Bashkuara (OKB), raporton Anadolu Agency (AA).

Draft-rezolutën e ka propozuar Franca, po ashtu anëtare e përhershme e KS, ndërsa qëllimi ishte për të shfuqizuar të drejtën e vetos kur bëhet fjalë për parandalimin e krimeve masive dhe vuajtjeve në botë. 

Pikërisht këtë të drejtë vetoje e ka shfrytëzuar Rusia në mënyrë që ajo dhe katër shtete anëtare të ruajnë të drejtën ekskluzive që me votimin në këtë mënyrë të rrëzojnë propozimin e rezolutës për të gjitha çështjet. 

Ambasadori rus në KS, Vitalij Churkin draft-rezolutën në fjalë e vlerësoi si "populiste" dhe porositi se Rusia qëndron kundër propozimeve të tilla. 

Këshilli i Sigurimit numëron 15 anëtarë, nga të cilët pesë të përhershëm dhe dhjetë vende me status anëtarësh jo të përhershëm. Për miratimin e çfarë do rezolute nevojitet shumicë votash, duke përfshirë të gjitha anëtarët e përhershëm - SHBA, Rusinë, Francën, Britaninë të Madhe dhe Kinën.

Marrë nga ANADOLU
Redaksia online
(s,m/shqiparja.com)