Rusia vijon të fajësojë Ukrainën për sulmin në Moskë: Terroristët ishin të pavetëdijshëm, ndoshta kanë përdorur çipa

Rusia vijon të fajësojë Ukrainën për sulmin në Moskë: Terroristët ishin të pavetëdijshëm, ndoshta kanë përdorur çipa

Momenti i arrestimit të njërit prej terroristëve

Rusia këmbëngul të fajësojë Ukrainën për sulmin terrorist me armë në Moskë ku mbetën të vrarë 144 persona dhe qindra të plagosur. ‘Hetuesit kanë gjetur prova’ thonë ato dhe kërkojnë nga Kievi ekstradimin e kreut të 007-ës ukrainase Malyuk. 

Në televizionin shtetëror, një ish-ushtar, gjeneral-major i policisë tashmë në pension, Vladimir Ovchinsky, pretendon se sulmuesit mund të jenë droguar dhe se atyre mund t’u jetë implantuar çip në tru.

Pavarësisht se ISIS ka marrë përgjegjësinë, Moska vijon të përhapë një të vërtetë alternative ndaj masakrës për të atribuuar përgjegjësinë ndaj Kievit dhe për të justifikuar intensifikimin e sulmeve ndaj Ukrainës.

‘Ata kanë qenë të pavetëdijshëm: ka shumë të ngjarë që u futën substanca psikotrope, programe neuro-psikologjike dhe ndoshta çipa, sepse tani neurobiologjia lejon kontrollin mbi një person’, tha Ovchinsky gjatë një transmetimi në Kanalin e Parë të TV rus.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:34
Moska bën thirrje për arrestimin e kreut të 007-tës ukrainase për sulmin në sallën e koncerteve

1711982079_ukraine.png

Moska kërkon arrestimin e kreut të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), Vasily Malyuk, i cili më 25 mars pranoi se kishte organizuar bombardimin e urës së Krimesë në tetor 2022. Por Moska do ta arrestojë kreun e 007-ës ukrainase duke e akuzuar për masakrën e Moskës në Crocus City Hall, (sallë koncertesh) më 22 mars. Ministria e Jashtme ruse i kërkoi Kievit ta arrestonte, pasi sipas saj ka prova për përfshirjen e tij në sulm.

Ora 11:32
Ministri i Jashtëm francez vizitë në Pekin: Presim që Kina t'i dërgojë mesazhe të qarta Rusisë

1711964115_sejournewangyi.JPG

‘Ne presim që Kina t’i dërgojë mesazhe shumë të qarta Rusisë’.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm francez, Stephane Sejourne gjatë vizitës së tij në Pekin. Kreu i diplomacisë franceze sipas Le Monde bëri thirrje për një ekuilibër fuqish në favor të Ukrainës, gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij kinez Wang Yi.

‘Natyrisht që Kina luan një rol kyç në pavarësinë dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë sovranitetin... siç ju thashë zoti ministër, kjo luftë ka të bëjë me të gjithë komunitetin ndërkombëtar’, vijoi Stephane Sejourne.

Ndërsa ministri kinez, nuk e përmendin konfliktin në Ukrainë në fjalimin e tij hyrës.  

G.K/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ I dënuar me 25 vite burg për përdhunim, rrëmbim dhe grabitje, Anglia ekstradon shqiptarin! U arrestua më 2023 në Mançester për drogë (EMRI)

Itali/ I dënuar me 25 vite burg për përdhunim, rrëmbim dhe grabitje, Anglia ekstradon shqiptarin! U arrestua më 2023 në Mançester për drogë (EMRI)