Rusia voton,deputetët Mediu,Çuçi
dhe Bushati vëzhgojnë procesin

Miliona rusë votojnë këtë të dielë në zgjedhjet presidenciale, ku fitorja e Vladimir Putinit duket se është e sigurtë.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 8:00 dhe priten të mbyllen në orën 20:00 me orën lokale. Votimi në Lindjen e Largët të Federatës Ruse nisi që në orën 20:00 të së shtunës, ndërsa në Moskë 9 orë më vonë.

Për të ndjekur mbarëvajtjen e procesit ka rreth 555 mijë vëzhgues, mes tyre edhe vëzhgues ndërkombëtare.
Sipas informacioneve mësohet se në përbërje të misionit vëzhgues të OSBE/ODHIR bëjnë pjesë disa nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Mediu, Bledi Çuçi dhe Ervin Bushati.
Ato janë vendosur në disa qendra votimi dhe vëzhgojnë mbarëvajtjet e procesit të votimit. Mënyra e votimit në Rusi është ai elektronik.

e.gj/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Turqia dhe Izraeli përballë tensioneve të reja në Siri

Turqia dhe Izraeli përballë tensioneve të reja në Siri