Rusia zgjat paraburgimin për gazetarin amerikan

Rusia zgjat paraburgimin për gazetarin amerikan

Evan Gershkovich

Gjykata e Moskës ka zgjatur paraburgimin për gazetarin e The Wall Street Journal, Evan Gershkovich. Masa e paraburgimit gazetarit amerikan iu zgjat për dy muaj, përkatësisht deri më 30 janar.

Gershikovich u arrestua në fund të marsit në qytetin e Jekaterinburgut. Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) atëbotë tha se gazetari ishte arrestuar nën akuza për spiunazh.

Autoritetet ruse e akuzojnë Gershkovichin se ka mbledhur informacione, që sipas tyre ishin sekrete shtetërore lidhur me industrinë ushtarake. Gershnkovich, shtetas amerikan me bazë në Moskë, kishte shkuar në Jekaterinburg për të raportuar për qëndrimin rus karshi luftës së Kremlinit kundër Ukrainës, që nisi në shkurt të vitit të kaluar, dhe për grupin mercenar rus, Wagner.

Nëse gjendet fajtor për akuzat për spiunazh, Gershkovich përballet me një dënim deri me 20 vjet burgim.

Mediumi amerikan Wall Street Journal i ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj Gershkovichit. Ndërkaq, Shtëpia e Bardhë i ka quajtur akuzat “qesharake” dhe presidenti amerikan, Joe Biden, më herët ka thënë se ndalimi i Gershkovichit është “krejtësisht i paligjshëm”.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë