'Rrjeti Putin'/ Testohet interneti 'sovran', kritikët: Censurë nga ana e Kremlinit

'Rrjeti Putin'/ Testohet interneti 'sovran', kritikët: Censurë nga ana e Kremlinit

Rusi, Ligji për Internet të Pavarur, i cili ka hyrë në fuqi në muajin nëntor, dje ka hedhur hapin e parë të zbatimit përmes një testimi.

Interneti sovran është i aftë të funksionojë në rast se Rusia shkëputet nga rrjeti botëror. Por ka nga ata që e quajnë censurë dhe kanë dalë në rrugë për të protestuar

Sipas ligjit të ri, autoritetet ruse mund të izolojnë teorikisht vendin nga pjesë të Internetit global.

Qeveria deklaroi se qëllimi është vetëm të ruhet funksionimi i qetë i rrjetit rus në rast të një krize ose sulmi të jashtëm.

Sidoqoftë, kritikët paralajmërojnë se rregullat e reja do të lejojnë censurimin e përmbajtjes së padëshiruar nga Kremlin nën pretekstin e një "kërcënimi sigurie" të pacaktuar.

Reporterët pa Kufij (RSF) e kanë quajtur këtë veprim të Kremlinit "një mënyrë për të censuruar Internetin në vend".

Testi i bërë dje është pjesë e një ligji të diskutueshëm që hyri në fuqi në fillim të nëntorit.

"Rezultatet e testit treguan se në përgjithësi autoritetet dhe operatorët e telekomunikacionit janë të gatshëm të përgjigjen në mënyrë efektive ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve të mundshme," tha zv.ministri i komunikimeve, Aleksi Sokolov, cituar nga agjencitë ruse.

Sokolov tha se janë provuar disa skenarë, duke përfshirë sulmet e huaja në internet apo dhe përpjekjet për të përgjuar trafikun, mesazhet me tekst, vendndodhjen ose informacionin nga pajtimtarët e telefonave celularë në Rusi.

Sipas Kremlinit, ky ligj duhet të mbrojë "segmentin rus" të Internetit në rast shkëputjeje nga serverët e mëdhenj globalë të vendosur në Europë dhe Shtetet e Bashkuara.

Qëllimi është që të lejojë shërbimet shtetërore dhe rrjetin bankar rus të funksionojnë në rast lufte ose sulmesh masive në internet.

Për këtë arsye, furnizuesit do të duhet të instalojnë rrjetet e tyre, deri në vitin 2021, vitin e zgjedhjeve të ardhshme legjislative, një infrastrukturë e veçantë e siguruar nga autoritetet, natyra e së cilës nuk është zbuluar.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin