Gara sprint e Formula 1 në Azerbajxhan pa një "fërkim" mes Max Verstappen dhe George Russell. Piloti i Mercedes parakaloi holandezin dhe i la një shenjë në makinë, me momentin që mund të ishte dramatik për një aksident të mundshëm.
Pas garës, Verstappen që doli i dyti në sprint iu hakërrye Russell, duke i kërkuar shpjegime me nervozizëm. Pas këtij momenti, piloti i Mercedes ka folur për mediet duke thënë se një kampioni si Verstappen nuk i shkon të flasë në atë mënyrë.
“Nuk kam nevojë për faljen e tij. Ai është dy herë kampion bote dhe në këtë moment po kryeson sërish kampionatin. Nuk më shqetëson aspak sjellja e tij, por jam i zhgënjyer. Ndoshta ka zhgënjyer edhe veten e tij me komentet e fundit. Unë e di dhe Max është një djalë i shkëlqyer, një pilot i madh, por fjalë e tij ishin të tepërta”, u shpreh Russell.