Russiagate, djali i Trump në dijeni
për ndërhyrjen e Kremlinit

Russiagate, djali i Trump në dijeni<br />për ndërhyrjen e Kremlinit
Cështja ‘Russiagate’ prek tashmë çdo anëtar të familjes së presidentit Donald Trump. Djali i tij Trump, Donald Jr. punëson një avokate vetëm një ditë pas publikimit të lajmit se ai ka patur kontakte me Moskën me synimin për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane, për të favorizuar manjatin dhe për të dëmtuar kandidaten Hillary Clinton.

Avokati i tij do ta mbrojë gjatë hetimeve  mbi Russiagate, ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2016.  Lajmi bëhet me dije nga mediat amerikane.
 
Vetë djali i Trump ka pranuar se është takuar me avokaten ruse gjatë zgjedhjeve presidenciale por ka mohuar se ka patur lidhje me Moskën  për të ndikuar në këtë proces.  

Eshtë po e përditshmja New York Times e cila shkruan se Donald Jr kishte dijeni se Kremlini ka dashur të ndihmojë presidentin Trump që të vinte në pushtet.

Duke i cituar tri burime anonime, NYT tha se publicisti, Rob Goldstone, i cili kishte ndihmuar në ndërmjetësimin e takimit në qershor të vitit 2016, e kishte dërguar një email te Donald Trump Jr., ku sinjalizohej se Kremlini ishte burim i informacionit potencialisht dëmtues dhe se ai ishte dhënë “në kuadër të përpjekjeve të Qeverisë ruse për t’i ndihmuar kandidaturës së babait të tij”.

Në këtë email, publicisti Goldstone konsiderohet se ka shkruar se avokatja ruse, Natalia Veselnitskaya, kishte pretenduar se ka informacion për dyshime lidhur me kontributet ilegale të fushatës së Komitetit Kombëtar Demokratik, për të cilat ajo kishte menduar se mund të jenë të dobishme për djalin e zotit Trump.

Pavarësisht se cfarë u diskutua në takimin mes Donald JR, avokates ruse, dhëndrit Kushner dhe kreu të atëhershëm i fushatës Paul J. Manafort,Adam Schiff, kryetari demokrat në komitetit e inteligjencës së dhomës së ulët tha se ky është një zhvillim shumë serioz që duhet hetuar dhe kushdo që mori pjesë në takim duhet të dalë para komitetit.

Tashmë pritet që Donald Trump Jr.,  të ftohet në Kongres për të dëshmuar lidhur me takimin me avokaten ruse, Natalia Veselnitskaya.
 
Dhe nga ana tjetër hetimet Russiagate nxjerrin në skenë një sërë personazhesh të tjerë.  Pikërisht avokatja me të cilën është takuar djali i Trump është një person shumë i afërt me Kremlinin dhe se personi që organizoi takimin ishte një agjent muzikor Rob Goldstone që përfaqëson një muzikant rus i cili është djali i miliarderit Agalarov i cili ka bashkëpunuar në fushën e biznesit me familjen Trump .

Këta persona e kanë ndihmuar manjatin që të zhvillojë në Rusi Mis Univers e madje kanë bërë foto së bashku në instagram.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës