Teksa  dyshohet se djali i Trump  kishte dijeni për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Trump Jr mbron babain e tij duke thënë se Donald Trump nuk  ka patur dijeni se ai është takuar me avokaten ruse e cila i kishte premtuar materiale komprometuese mbi Hillary Clinton.

‘Nëse do ta dinte atëherë ai do të sillej ndryshe” shprehet djali i Presidentit.

“ Po mora një email, nuk e dija c’ më priste. Doja të dëgjoja  cfarë kishin për të thënë” u shpreh Trump Jr për takimin në vitin 2016 me avokaten ruse.

“ Djali im është një person i madh i cili e do vendin e tij” shkroi manjati në tëitter.

Një ditë më parë, Trump Jr publikoi “e-mail”-et që tregonin se e mirëpriste ofertën e juristes së lidhur me Kremlinin, e pretendonte se kishte në zotërim informacione dëmtuese për Hillary Clinton.

Në “e-mail”-e, përcjellja e këtyre të dhënave përshkruhet si pjesë e “mbështetjes së Rusisë dhe të qeverisë së saj për Trumpin” dhe nga sa pohonte avokatja, materiali ishte sensitiv.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com