Ryan Giggs lavdëron Manchester
City-n për merkaton verore

Ryan Giggs lavdëron Manchester<br />City-n për merkaton verore
Legjenda e Manchester United Ryan Giggs analizon përforcimet në merkato të ekipeve të Premier League-s.
 
Për një ndër mesfushorët më të talentuar të viteve ˈ90, Manchester City është skuadra që duhet mposhtur në garën për titull kampion në sezonin 2017-2018.
 
˝Po të shikosh repartin sulmues të Cityt të përforcuar me blerjet e reja duket me të vërtetë një skuadër e frikshme. Por të fitosh titullin kampion në Angli me një portier nën nivelin mesatar si Ederson është një sfidë e pamundur. Mbrojtja e tyre ka nevojë për kapitenin Vincent Company, eksperienca dhe forca fizike do të ndihmojë skuadrën në përballjet e këtij sezoni ˝, shprehet ish-mesfushori i ˝Djajve të Kuq˝.
 
Manchester City ka rreshtuar në rradhët e tij një numër të madh lojtarësh: Bernardo Silva, Benjamin Mendy, Kyle Walker, Ederson and Danilo.
 
Kurse për kampionët në fuqi të Anglisë, Chelsea-n konkurimi  në Premier League dhe Ligën e Kampioneve do të jetë një mision shumë i vështirë për tˈu kompletuar.
 
Për ekipin tjetër të Londrës, Tottenham ata duhet të kryejnë blerje për të qenë kandidatë realë për titullin kampion të Premier League-ës.
 
˝Tottenham ka një skuadër fantastike dhe një trajner të zotin si Mauricio Pochettino, por të gjithë po presin se kur do të nënshkruajnë me ndonjë futbollist ˝, thekson Giggs.
 
Manchester United, Chelsea dhe Manchester City kanë shpenzuar secila më shumë se 100 milionë £.
 
Skuadra e Chelsea-t do të marrë pjesë sërish në Ligën e Kampioneve që pas sezonit 2015-2016.
 
Vetëm Arsenal nga ekipet e mëdha angleze nuk do të luajë këtë vit në Champions League.
 
Premier League është kampionati që dhuron spektakël dhe ky sezon pritet të ofrojë përballje emocionuese midis ekipeve rivale për kurorën e kampionatit anglez.

Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...