Është pranuar gjykimi i shkurtuar për ish-sekretaren e përgjithshme te ministrisë se shëndetësisë Joana Duro e akuzuar për korrupsion. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi raporton se SPAK jep pretencën me 27 tetor. Bashke me Duron nen akuze edhe ish specialistja e nivelit te larte Laura Shteto , administratori kompanisë “drikons” Vladimir Topi dhe inxhinieri Silvi Shehu.
Duro u arrestua bashkë me Sheton më 2 qershor 2023, pasi dyshohet se sekretarja e Shëndetësisë mori ryfshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë 'DRICONS’ në një tender të hapur nga Ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës. Në agjencinë e prokurimit publik shihet se përkundër vlerës prej 805.872.23 lekë të vendosur si fond limit nga ministria për tenderin, kompania fituese ka ofruar 672.457.60 lekë.
Skema e korrupsionit
Vladimir Topi dhe inxhinierin Silvi Shehi dyshohet se janë personat që ndërhynë duke i dhënë Joana Duros, 330 mijë lekë ryshfet që ajo të ndikonte për t’i shpallur fitues në tenderin për rikonstruktimin e qendrave shëndetësore. Fituesi i tenderit me fond limit 805 mijë lekë është shpallur në 1 qershor, ndërsa SPAK ka ndërhyrë në datën 2 qershor teksa u dha ryshfeti.
Prokuroria e Posaçme thotë se pas hetimeve, rezulton se ka qenë Vladimir Topi, i cili i ka dhënë Duros 330 mijë lekët që ta favorizonte në tenderin e hapur nga Ministria e Shëndetësisë. Sa i takon, inixhinerit të kompanisë, Silvi Shehi, ai ka marrë shumën prej 330 mijë lekë dhe ia ka dërguar Laura Shtetos, specialiste e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.
Shteto dhe inixhinieri i kompanisë 'DRICONS’ kanë bërë lidhjen mes sekretares së Shëndetësisë dhe administratorit Vladimir Topi. Shteto pasi ka marrë lekët nga inxhinieri i kompanisë 'DRICONS’, ia ka dërguar sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë.
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.3%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2145
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Situata epidemiologjike në vend, Koçiu mbledh strukturat e Shëndetësisë: Parandalimi vetëm me një veprim të thjeshtë, vaksinohuni! Ja 4 masat e marra
22 Janar, 16:23
-
Programi i depistimit të shikimit në shkolla, përfituan 87 mijë fëmijë
14 Janar, 12:48
-
Viti i Ri, Koçiu: Mbi 2 mijë mjekë dhe infermierë në gatishmëri! Në 2025 nisim rikonstruksionin e Traumës
31 Dhjetor 2024, 16:47
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor 2024, 22:31
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor 2024, 20:00
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor 2024, 13:06
-
2-vjeçari me tumor 10 ditë pa kimio se nuk kishte ilaç në QSUT, Ministria e Shëndetësisë e gjen pas presionit mediatik! Burime: ‘Actinomycin D’ mungonte në treg prej 2006
25 Dhjetor 2024, 15:47
-
Denoncimi/ 2-vjeçari me tumor në bark nuk nis dot kimioterapinë, mungon medikamenti ‘Actinomycin D’ në QSUT
24 Dhjetor 2024, 16:04
-
Koçiu: Rreth 55 mijë shërbime në banesë për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë që nga Janari
13 Dhjetor 2024, 16:59
-
OBSH: Shqiptarët 59.7% të shpenzimeve nga xhepi në shëndetësi! Koçiu: 130 milionë euro për rimbursimin e ilaçeve me buxhetin e 2025
12 Dhjetor 2024, 16:34
-
Më shumë lekë për para e tetraplegjikët, rritet pagesa për paketën higjieno-sanitare! Nga 16 në 20 mijë lekë! Mbështetje edhe për kujdestarët
4 Dhjetor 2024, 17:16
-
Minimumi jetik, ministrja Koçiu tregon pse u rrëzua amendamenti i PD-së: Duhet dakordësi për mënyrën si do të matet
4 Dhjetor 2024, 15:30
Ku ka vend per gjykim te shkurtuar? Keta u kapen ne flagrance.
PërgjigjuNatyrisht që ka