TIRANË- Gjykata e Posaçme shpalli vendimin për ish-sekretaren e ministrisë së Shëndetësise Joana Duro.

Togat e zeza vendosën dënimin me 4 vite burg nga te cilat i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënohet me 2 vite e 8 muaj. Po ashtu për Duron u vendos edhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtroje asnjë funksion publik.

Duro u shpall fajtore akuzën e korrupsionit me tenderin për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës. Kjo ishte masa e dënimit e kërkuar edhe nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas SPAK, Joana Duro, mori ryshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë 'DRICONS’ për të fituar tenderin. Duro ndodhet në burg që prej 5 qershorit 2023, ndërsa GJKKO nuk ka pranuar që t’i lehtësojë masën. Ajo akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë”.

Gjithashtu GJKKO ka dënuar me 8 muaj burg Vladimir Topin administratorin e kompanisë “Dricons” dhe inxhinierin Silvi Shehi të cilët akuzohen se kanë ndërhyrë në tenderin e ministrisë së Shëndetësisë për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore duke i dhënë 330 mijë lekë ryshfet sekretares Joana Duro në mënyrë që kjo e fundit t’i shpallte fitues.

Ndërsa është dënuar me 8 muaj burg edhe specialistja Laura Shqeto e cila la zarfin në zyrën e ish-sekretares së ministrisë së Shëndetësisë me shumën prej 330 mijë lekësh.

Duro u arrestua bashkë me Sheton më 2 qershor 2023, pasi dyshohet se sekretarja e Shëndetësisë mori ryshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë  'DRICONS’ në një tender të hapur nga Ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës. Në agjencinë e prokurimit publik shihet se përkundër vlerës prej 805.872.23 lekë të vendosur si fond limit nga ministria për tenderin, kompania fituese ka ofruar 672.457.60 lekë. 

Skema e korrupsionit
Vladimir Topi dhe inxhinierin Silvi Shehi dyshohet se janë personat që ndërhynë duke i dhënë Joana Duros, 330 mijë lekë ryshfet që ajo të ndikonte për t’i shpallur fitues në tenderin për rikonstruktimin e qendrave shëndetësore. Fituesi i tenderit me fond limit 805 mijë lekë është shpallur në 1 qershor, ndërsa SPAK ka ndërhyrë në datën 2 qershor teksa u dha ryshfeti.

Prokuroria e Posaçme thotë se pas hetimeve, rezulton se ka qenë Vladimir Topi, i cili i ka dhënë Duros 330 mijë lekët që ta favorizonte në tenderin e hapur nga Ministria e Shëndetësisë. Sa i takon, inixhinerit të kompanisë, Silvi Shehi, ai ka marrë shumën prej 330 mijë lekë dhe ia ka dërguar Laura Shtetos, specialiste e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.

Shteto dhe inixhinieri i kompanisë 'DRICONS’ kanë bërë lidhjen mes sekretares së Shëndetësisë dhe administratorit Vladimir Topi.  Shteto pasi ka marrë lekët nga inxhinieri i kompanisë 'DRICONS’, ia ka dërguar sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:20
Abuzimi me tenderin, GJKKO dënon me 2 vite e 8 muaj burg ish-sekretaren e ministrisë së Shëndetësisë

1687432183_finalprojekt.01192022.Still046.jpg

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për ish-sekretaren e ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, duke e dënuar me 4 vite nga të cilat i ulen 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 2 vite e 8 muaj burg.

Gjithashtu është vendosur edhe dënim plotësues që për 5 vite Joana Duro të mos ushtrojë asnjë funksion publik.