Mori 330 mijë lek ryshfet për tenderin, SPAK çon për gjykim sekretaren e Përgjithshme të Shëndetësisë, Joana Duro dhe tre të tjerë

Mori 330 mijë lek ryshfet për tenderin, SPAK çon për gjykim sekretaren e Përgjithshme të Shëndetësisë, Joana Duro dhe tre të tjerë

Joana Duro

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka mbyllur hetimet për korrupsionin me tenderin në Ministrinë e Shëndetësisë për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës. SPAK ka dërguar për gjykim sekretaren e Përgjithshme të ministrisë, Joana Duron, e cila mori ryshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë 'DRICONS’ për të fituar tenderin. Duro ndodhet në burg që prej 5 qershorit 2023, ndërsa GJKKO nuk ka pranuar që t’i lehtësojë masën. Ajo akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë”.

Po ashtu janë dërguar për gjykim specialistja Laura Shteto, administratori i kompanisë 'DRICONS’, Vladimir Topi dhe inxhinieri Silvi Shehi. Ndaj të treve rëndon akuza për veprën penale ‘Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë’.

Duro u arrestua bashkë me Sheton më 2 qershor 2023, pasi dyshohet se sekretarja e Shëndetësisë mori ryfshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë  'DRICONS’ në një tender të hapur nga Ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës. Në agjencinë e prokurimit publik shihet se përkundër vlerës prej 805.872.23 lekë të vendosur si fond limit nga ministria për tenderin, kompania fituese ka ofruar 672.457.60 lekë. 

Skema e korrupsionit
Vladimir Topi dhe inxhinierin Silvi Shehi dyshohet se janë personat që ndërhynë duke i dhënë Joana Duros, 330 mijë lekë ryshfet që ajo të ndikonte për t’i shpallur fitues në tenderin për rikonstruktimin e qendrave shëndetësore. Fituesi i tenderit me fond limit 805 mijë lekë është shpallur në 1 qershor, ndërsa SPAK ka ndërhyrë në datën 2 qershor teksa u dha ryshfeti.

Prokuroria e Posaçme thotë se pas hetimeve, rezulton se ka qenë Vladimir Topi, i cili i ka dhënë Duros 330 mijë lekët që ta favorizonte në tenderin e hapur nga Ministria e Shëndetësisë. Sa i takon, inixhinerit të kompanisë, Silvi Shehi, ai ka marrë shumën prej 330 mijë lekë dhe ia ka dërguar Laura Shtetos, specialiste e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.

Shteto dhe inixhinieri i kompanisë 'DRICONS’ kanë bërë lidhjen mes sekretares së Shëndetësisë dhe administratorit Vladimir Topi.  Shteto pasi ka marrë lekët nga inxhinieri i kompanisë 'DRICONS’, ia ka dërguar sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • daku: 17/07/2023 21:09

    s'keni pune tjeter ju po te hetoni kush mori nje kafe!

    Përgjigju
  • Xxxxxx: 17/07/2023 13:18

    Shpetoi zagaria,,,hajdute

    Përgjigju
    • Xxxxx: 18/07/2023 00:02

      Ik o muharrem ..Los me lodra

    • Muharrem: 17/07/2023 16:01

      Kush je ti ?

  • Edi: 17/07/2023 12:17

    Gjynah shih si e ka ba ftyren....e ka ba pa dashje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja