S'do jetë më deputete, Bregu: S'më
vjen mirë, por beteja sapo ka fillua

S'do jetë më deputete, Bregu: S'më<br />vjen mirë, por beteja sapo ka fillua
Seanca e jashtëzakonshme për miratimin e 27 anëtarëve të Vettingut, ishte e fundit për Majlinda Bregun si deputete. Sikurse Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi, edhe Bregu do t'i mungojë parlamentit të ardhshëm. 

Gjatë një prononcimi për mediat pas seancës, Bregu tha se i vjen mirë që më në fund reforma në drejtësi është në rrugë të duhur.

Ndryshe nga Topalli, ajo u shpreh optimiste për këtë proces dhe tha se do të nxjerrë në pah të vërteta të mëdha që janë mbajtur të fshehta, ndërsa ironizoi jo pak Lulzim Basha i cili pat shprehur se PD s'do e votojë kurrë Vettingun.

"Sot mori fund zvarritja per muaj e muaj te tere, e votes pro Vettingut.

Mori fund edhe aventura politike me Vettingun e kujt betohej e sterbetohej se nuk do te votohej “nje projekt mafioz i nderkombetareve qe kerkonin t’ja linin drejtesine Edi Rames”.

Jam krenare qe kam punuar e jam perpjekur prej nje viti cdo dite pro reformes ne drejtesi te cilen e kerkonin shqiptaret dhe u munduan ta bllokonin politikanet!

Sigurisht qe nese nuk do te ishte mallkuar kaq shume vettingu, edhe kandidatet qe votuam sot do te kishin qene me te mire.

Me lejoni te falenderoj miqte e partneret e Shqiperise qe u perbalten dhe u fyen me lloj lloj epitetesh ne shqip e anglisht, vetem pse u bene bllok per te pastruar drejtesine ne Shqiperi.

Prej sot, jam e bindur se te fshehtat e atyre qe u munduan ta shtynin kete proces dhe e mbajten peng kaq gjate, do te jene shume shpejt publike"
, u shpreh Bregu.

E pyetur nga gazetarët nëse i vjen keq që s’do të jetë më deputete, Bregu tha se beteja sapo ka nisur. “Mirë nuk më vjen që s’do jem pjesë e Kuvendit, por them se beteja sapo ka filluar”, tha Bregu.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar