S'do ta besoni sa kg ka humbur kjo
vajzë pasi e poshtëruan në rrugë

S'do ta besoni sa kg ka humbur kjo<br />vajzë pasi e poshtëruan në rrugë
Historia e mëposhtme është një histori suksesi. Një ngjarje që mund t’ju duket e tmerrshme, më vonë mund t’ju ndryshojë jetën.

22 vjeçarja Emily Case, ka humbur jo pak, por plot 85 kg, pas një akti të shëmtuar që kryen disa djem teksa kalonin me makinë pranë saj.

Ata e thirrën ‘hej lopë’ dhe i hodhën një copë shishqebapi. Vajza që atë kohë peshonte 150 kg mori vendimin që të ndryshonte peshën e saj dhe ia doli të binte 9 masa dhe të ndryshonte plotësisht garderobën e saj.

Emily rrëfen se mamaja e saj gatuante gjithnjë ushqime të shëndetshme, por ajo i shpenzonte të gjitha paratë për ëmbëlsira. Gjithmonë ka qenë shënjestër e talljeve për peshën e saj, por këtë herë gjërat ishin ndryshe.

Ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirugjikale për të zvogëluar stomakun dhe tani është shumë e kujdesshme me dietën e saj. Ndihet më mirë me veten dhe i pëlqen të veshë rroba që i nxjerrin në pah trupin dhe format, e jo të fshihet pas bluzave e pantallonave të gjëra si më parë.

Këtë ndryshim rrënjësor në jetën e saj, Emily ia atribuon atyre djemve të pasjellshëm që e trajtuan aq keq dhe e poshtëruan në mënyrë të atillë.
obeze
obeze
obeze
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn