Një shqiptare në Itali ka therë me thikë në fyt të dashurin e saj e më pas i ka djegur trupin.
Siç raportojnë mediat italiane, në ngjarjen tragjike është përfshirë shqiptarja Teuta Mihali 65 vjeçare dhe i dashuri i saj Corrado Vantini në marsin e vitit të shkuar.
59 vjeçari Italian punonte si hidraulik dhe në momentin e vrasjes shqiptarja bashkë me të ishin në automjetin tip furgon.
Ekspertët kanë thënë se, gruaja e ka goditur në fyt me një thikë kuzhine të dashurin dhe më pas e ka djegur.
Krimi është filmuar nga kamerat të instaluara nga bizneset e zonës ku ndodhi ngjarja, ku duket qartë sesi shqiptarja i vuri flakën automjetit në brendësi të së cilit ishte edhe trupi i viktimës.
Viktima kishte kërkuar që të ndahej nga gruaja e cila ishte larguar nga shtëpia dhe bashkëshorti i saj kishte bërë edhe denoncimin në polici për zhdukjen e saj.
65 vjeçarja ka tentuar që të fshehë krimin, por nuk ia ka arritur pasi në tablatet telefonike është faktuar se ajo e kishte thirrur të dashurin në takim e më pas e kishte vrarë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com