"S'është në kalibrin e Ritës dhe të
Duas" Reagon Era Istrefi

Duas" Reagon Era Istrefi
">
Një ditë përpara Pavarësise së Kosovës,  ekipi i “Image of Kosova” publikoi një slogan për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Slogani në fjalë ka shkaktuar reagime të ndryshme për shkak se imazhi i yllit të “Bonbon” mungonte prej tij. Vetë ylli i Bonbon ka reaguar në mënyra të ndryshme. Në slogan janë paraqitur Rita Ora, Dua Lipa dhe xhudistet Majlinda Kelmendi, nën moton “Bac, çikat na e zbardhen ftyrën”

era

Një ndër reagimet ka qenë ai i mamasë së këngëtares  e cila është shprehur për gazetën Express: “Njerëz shumë më të mençur se ata që e kanë dizenjuar [sloganin] edhe se unë e kanë vendosur erën në listën e personave më të suksesshëm shqiptar. Ata që nuk e kanë vendosur nuk ka problem. Jeta është e gjatë. Suksesi i Erës është i pakrahasueshëm edhe me të Ritës edhe me të Duas.”

Duket se reagimet nuk janë ndalur tek personat familjarë të Erës, pasi këngëtari kosovar Labinot Tahiri shprehet se Era Istrefi ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët, pasi zëri i saj është dëgjuar anekënd botës. Ai nuk ja mohon Dua Lipës e Rita Orës një gjë të tillë, por thekson faktin e rëndësishëm se Era, ndryshe nga vajzat e sloganit, është rritur në kushtet e një familjeje kosovare dhe për të ka qenë më ë vështirë të çaje përpara në tregun ndërkombëtar të muzikës.

era

Era Istrefi është treguar mirenjohëse kundrejt Labinot Tahirit, duke postuar në instastory një mesazh falënderues, ku ndër të tjera thotë se suksesi flet vetë.

era

Më vonë, Era ka publikuar gjithashtu një foto-montazh, ku shfaqet imazhi i saj brenda hartës në flamurin e Kosovës. Në këtë mënyrë, ylli 23-vjeçar i është kundërpërgjigjur grupit organizues “Kosova 10”.

“Bac, gjuha shqipe po dëgjohet nëpër botë…”- shkruan Era.

era

Grupi “Kosova 10” kanë dhënë arsyen e tyre pa e zgjatur dhe pa tendenca për t’u justikuar, për të shprehur pendesë apo pavendosmëri në lidhje me krijimin e sloganit.

“Ne mendojmë që Era Istrefi nuk është akoma në kalibrin e Ritës dhe Duas sa i përket famës e muzikës. Ritën dhe Duan e kemi marrë për muzikë e Majlindën si përfaqësuese të sportit.” U shpreh për gazetën Express, grupi organizues  “Kosova 10”.

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prishë provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarërt kur si pëlqejnë vendimet

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prishë provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarërt kur si pëlqejnë vendimet