S'ka lekë, Vllaznia në kaos, bojkot
stërvitjes, nesër pritet tekniku Cungu

S'ka lekë, Vllaznia në kaos, bojkot<br />stërvitjes, nesër pritet tekniku Cungu
Ekipi i Vllaznisë sot ka bojkotuar stërvitjen. Pikërisht sot ka qenë dita që kryetari i Bordit Mbikëqyrës i klubit Shpëtim Quku, në takimin që ka patur me futbollistët, u kishte premtuar se do t’u jepte një përgjigje të saktë në lidhje me çështjen e rrogave pikërisht të premten.
 
Për këtë arsye, lojtarët kuqeblu në orën 11.00 kanë pritur më kot sepse në fushën ”Reshit Rusi” askush nuk është dukur për t’i dhënë një përgjigje. Më pas, ata janë mbledhur në dhomat e zhveshjes dhe kanë dalë prej andej me vendimin se nuk do stërviten pa marrë përgjigjen e duhur nga Bashkia. Këtë vendim e ka bërë të ditur për gazetarët në emër të ekipit mesfushori Florind Bardulla.
 
E ndërsa skuadra e Vllaznisë ka bojkotuar stërvitjen sot, drejtuesit e klubit po mundohen t’i vënë gjërat në rrugën e duhur për zgjidhjen e të gjitha problemeve që ka skuadra.
 
Hapi i parë ka qenë natyrisht gjetja e një zgjidhje për pagat dhe mendohet që deri nesër, futbollistët të kenë marrë përgjigjen e duhur dhe nga e hëna, futbollistët mund të likuidohen për të gjitha detyrimet e prapambetura të vitit 2015.
 
Përpos kësaj, drejtuesit e lartë të klubit janë marrë edhe me çështjen e trajnerit të ri dhe tashmë është thuajse punë e kryer që Vllazninë do ta drejtojë Armando Cungu.
 
Ky i fundit ka rënë dakord me kryebashkiaken Ademi dhe aprovimi i këtij trajneri do të bëhet në mbledhjen e Bordit Mbikëqyrës që do të zhvillohet mbrëmjen e së premtes. Ideja është që Cungu të prezantohet paraditen e së shtunës para skuadrës nga vetë numri 1 i Bashkisë.
 
Por, bojkoti i sotëm i stërvitjes nga ana e futbollistëve dhe prononcimi i tyre se ata nuk do dalin në stërvitje pa kaluar pagat e prapambetura në numrat e llogarisë, ka krijuar një problem që natyrisht do të zgjidhet në orët e ardhshme.


 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur

Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur