S'paraqitet në Prokurori, Ylvi
Beqaj: Vollgën e fala me dëshirë

Ylvi Beqaj, administrator i kompanisë “Saudi Brothers Commercial Company”, është ftuar për të dëshmuar pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Beqaj, njihet dhe si personi që ka firmosur kontratën e dhurimit të 30 për qind të pronës së ish-hotel Vollga në Durrës, tek Emilano Shullazi.

Burime pranë kësaj prokurorie thanë se Ylvi Beqaj nuk është paraqitur në prokurori, me argumentin se atë nuk e ka kërcënuar askush gjatë momentit të dhurimit të pronës tek Shullazi.

Një burim pranë organit të akuzës, i tha gazetës “Shqiptarja.com” se për të bindur administratorin e kompanisë “Saudi Brothers Commercial Company”, të dëshmojë në prokurori, rreth mënyrës së dhurimit të superpronës tek Emiljano Shullazi, ka marrë kontakt me të direkt drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj.

Ky i fundit mendohet se i ka ofruar Ylvi Beqajt garanci dhe siguri në këmbim të dëshmisë së tij. Mësohet se Beqajt i është ofruar dhe statusi i të penduarit apo bashkëpuntorit të drejtësisë, por në fakt nga sa mësohet Beqaj nuk ka pranuar të flasë në prokurori për këtë ngjarje.

Beqaj ka pretenduar se gjithçka ka qenë e ligjshme dhe se Shullazit ia ka dhuruar me dëshirë pronën, pasi ai dikur i kishte bërë një nder. Nuk dihet me saktësi se kush ishte nderi. Sipas tij, pronari  i kësaj kompanie arabi Abdulaziz Al-Nowaiser, e ka caktuar administrator Beqaj, kjo për shkak edhe të njohjes së dikurshme me të, pasi Ylvi Beqaj njihet si person që beson në islam dhe predikon fenë islame. E gjithë praktika është bërë në mënyrë ligjore dhe me dëshirë të Beqajt.

Një burim, pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i thanë gazetës se prapa këtij hoteli fshihen interesa akoma dhe më të mëdha, ku individë të caktuar me ndikim politik dhe në media, duan të marrin këtë pasuri që ndodhet në qendër të qytetit të Durrësit.

Konflikti në fjalë tashmë po investigohet nga dy prokurori ajo e Durrësit dhe Krimet e Rënda në Tiranë.

Por nga ana tjetër ndaj Emiliano Shullazit nuk ka asnjë kallëzim penal për kërcënim apo kanosje me armë, me qëllim tjetërsimin e kësaj prone.
dokumenti me logo
(Ja kontrata e dhurimit)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave