Një në 2 persona me diabet nuk e din që vuan nga kjo sëmundje. Për shkak të tiparit kryesor të tij, diabeti është cilësuar si një epidemi e heshtur. Por në Shqipëri alarmante janë shifrat që vijnë nga fëmijët të cilët kanë nisur trajtimin me insulinë që në moshë të hershme. Po vihet re dhe shtimi i rasteve me diabet edhe tek fëmijët. Më konkretisht janë 180 fëmijë deri 14 vjeç që vuajnë nga diabeti tip 1 dhe mjekohen me insulinë, ndërsa nga mosha 14 – 18 vjeç janë 130 pacientë”, ka pohuar Astrit Beci drejtor i Fondit të Sigurimeve. Të dhënat tregojnë se 22% e fëmijëve nga 0-5-vjeç vuajnë nga mbipesha. Sipas mjekeve shkak i saj është kequshqyerja. Por diabeti nuk vjen i vetëm. Personat e prekur vuajnë nga një serë sëmundjesh që lidhen drejtpërdrejtë me të.