Drejtoria e Shërbimit Veterinar ka njoftuar fermerët për praninë e përhapjes së sëmundjes së gjedhit në disa shtete të rajonit si: Turqi, Maqedoni,Bullgari dhe Greqi. Sëmundja që rrezkion të përhapet edhe në Shqipëri quhet ‘’dermatoza nodulare’’.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Shërbimit Veterinar kjo sëmundje virale karakterizohet nga nyje në lëkurë duke përfshirë të gjithë sipërfaqen e trupit. Koha më e favorshme që ajo të prekë kafshët është gjatë verës dhe vjeshtës, periudhë kur inskektet janë me shumicë.

Kjo sëmundje mund t’i prekë kafshët kryesisht nga rruga mekanike e transmetimit, pra nga mushkonjat dhe mizat e ndryshme, nga kontakti me kafshët e sëmura dhe nëprmjet ushqimit. Drejtoria e Shërbimit Veterinar ka paralajmëruar fermerët të kontrollojnë kafshët dhe të minimizojnë ekspozimin e tyre ndaj insekteve, ndërkohë që njofton se sëmundja nuk paraqet rrezik për njerëzit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com