Sëmundje të zemrës, grupi i
gjakut përcakton rrezikun tuaj

Sëmundje të zemrës, grupi i <br />gjakut përcakton rrezikun tuaj
Grupi juaj i gjakut mund të përcaktojë riskun tuaj për sëmundje të zemrës. Një studim i ri sygjeron se nëse jeni grup 0, kjo ju mbron ndaj sëmundjeve të zemrës dhe infarktit në tru, ndërsa nëse jeni grup AB, kjo do të rrisë riskun tuaj.

Në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës marrin pjesë disa faktorë si tensioni i gjakut, kolesteroli, pesha etj. Por tipi i gjakut gjithashtu mund të jetë i rëndësishëm- pohon kërkuesi Lu Qi i shkollës mjekësore të Harvard-it.

“Personat nuk mund të ndryshojnë grupin e gjakut”, tha Qi. “Por ne mund të jemi në gjënëdje ta përdorim këtë informacion për të përcaktuar riskun e një pacienti për sëmundje të zemrës dhe për mënyrën e trajtimit.”

Sipas studimit, krahasuar me personat me grup gjaku 0, individët me grup gjaku AB, kishin 23% më shumë gjasa për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Ata me grup gjaku A kishin një risk të rritur prej 5% ndërsa ata me grup gjaku B, një risk të rritur prej 11%.

Studimet e mëparshme sygjerojnë që grupi A i gjakut është i lidhur më nivele të larta të kolesterolit ‘’të keq’’, ndërsa grupi AB është i shoqëruar me inflamacionin i cili gjithashtu lidhet më sëmundjet e zemrës.
Marre nga ALMEDICUS

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin