Sëmundjet e rralla, në Shqipëri
vetëm “plakja e parakohshme”

Sëmundjet e rralla, në Shqipëri<br />vetëm “plakja e parakohshme”
TIRANE- "Plakja e parakohshme”, e njohur ndryshe si progreria është vetëm një ndër 30 sëmundjet e rralla në të gjithë botën, që mjekët nuk u kanë gjetur ende një shpjegim, dhe që haset edhe në vendin tonë. Në ditën ndërkombëtare të sëmundjeve të rralla, shefja e promocionit pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal, Vojsava Sulçe thotë se 90 për qind e të prekurve nga "progreria" vdesin që në moshën 13-vjeçare. "Mplakja e parakohshme, është një sëmundje gjenetike, shikohen ato anomalitë e zhvillimit të tyre që nga mosha 9 deri në 24 muaj. Kemi një stopim të zhvillimit fizik kemi një zhvillim fytyre asimetrike, sy të dala, në moshën dy vjeçare u bien flokët, qerpikët, vetullat. Këto fëmijë kanë sëmundjet e moshës së pleqërisë. Vdesin deri në moshën 13 vjeç", - ka shpjeguar dje Vojsava Sulçe. Sipas Eurodis, një aleancë joqeveritare që merret me përmirësimin e jetës së njerëzve me sëmundje të rralla, në botë raportohet të jenë rreth 30 milionë persona të prekur nga këto diagnoza. Fatkeqësisht, të gjitha rastet janë në studim dhe pjesa më e madhe e pacientëve vdesin të rinj.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza