Gjykata e Lartë mbyll sezoni pa mundur të nis procesin gjyqësor ndaj deputetit Alfred Peza pasi tre nga pesë anëtarët e trupit gjykues munguan për shkaqe objektive, sipas gjykatës.
Ndër gjyqtarët që mungonin ishin Guxim Zenelaj, Admir Thanza dhe Aleksandër Muskaj, ndërsa në seancën e kësaj të hëne u paraqitën gjyqtarët Artan Broci dhe Shkëlzen Selimi si relator.
Proçesi ndaj Pezës pritet të përfundojë në shtator në Gjykatën Penale të Tiranës, kjo për shkak të kompetencës së Gjykatës së Lartë pasi Peza nuk është zgjedhur më deputet dhe në shtator ai është pa satusin e personit që gjykohet nga Gjykata e Lartë.
Alfred Peza ëshë vënë nën akuzë për pastrim parash, fshehje pasurie dhe evazion fiskal nga Prokuroria e Përgjithshme për 1 milion euro pasuri, por ai këtë akuzë e ka mohuar ndërsa gjykata hoqi sekuestron e caktuar më parë ndaj pasurisë së deputetit.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com