Një nga deputetët e opozitës në Kosovë i cili po mbahet në paraburgim për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, konkretisht deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli sot ka pasur probleme shëndetësore dhe është dërguar në emergjencë për trajtim në spitalin e Prishtinës.

Të dhënat që publikojnë mediat kosovare, bëjnë të ditur se Topalli gjatë tre ditëve të  fundit ka pasur probleme shëndetësore për shkak se ai vuan nga sëmundja e diabetit dhe ka probleme me tensionin e gjakut.

Tri ditët e fundit ka pasur probleme shëndetësore. Topalli vuan nga diabeti dha ka probleme me tensionin e gjakut. Sot është alivanosur dhe është dërguar për tajtim mjekësor në emergjencë”, ka thënë kështu zëdhënësi i policisë së Kosovës Krasniqi.

Krasniqi ka shtuar  se gjendja e tij shëndetësore ende nuk është normalizuar, ndërsa konfirmoi se mjeku për ta trajtuar Topallin do të vijë në paraburgim të hënën.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)